Report TV - Reagon Kryemadhi për procedimin: Ndaç me polici, ndaç me çizme, mua në këmbë më kanë

Report TV 2018-05-14

Views 0

Monika Kryemadhi sfidon publikisht pas procedimit të nisur nga prokuroria për bllokimin e rrugëve të enjten në shenjë proteste kundër tarifës në "Rrugën e Kombit". Gjatë një takimi me aktorët e Teatrit Kombëtar, Kryemadhi tha se nuk frikësohet nga hetimi, ndërsa "njoftoi" se në Tiranë ndodhet. Kryetarja e LSI përsëriti se drejtësia, sipas saj, është e kapur politikisht.

"Rrugëve të Tiranës jam, si të duan. Mua nuk më shqetëson fare procedimi penal, kur të bëjmë dekriminalizmin do ta deklarojmë se jemi proceduar nga prokuroria e Ramës. Mua më gjykojnë vetëm shqiptarët dhe me gjykojnë me votë. Ashtu si kam hyrë 17-vjeç në politike, ashtu do të dal, me votën e shqiptarëve. Nuk kërcënon dot as Rama, as Arta Marku, as Xhafaj. Unë këtu jam, rrugëve të Tiranës jam, bashkë me polici, si të duan, Monika Kryemadhin në këmbë e kanë, bashkë me çizme apo pa çizme.

Share This Video


Download

  
Report form