Report TV - Atentat me armë zjarri në Shijak plagoset në këmbë polici bashkiak

Report TV 2016-03-15

Views 23

Një punonjës i Policisë Bashkiake në Shijak është plagosur këtë pasdite në një atentat me armë zjarri në afërsi të banesës së tij. Burime nga policia bëjnë me dije për Report Tv se i plagosuri është Shpend Lima, 43 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Lugina, ku Lima është qëlluar me pistoletë dhe ka marrë një plumb në gjymtyrët e poshtme në pjesën e kofshës. Menjëherë pas ngjarjes ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq policia po punon për zbardhjen e plotë të atentatit ndërsa është shoqëruar edhe një person si i dyshuari kryesor për ngjarjen. Paraprakisht burime nga blutë e Shijkaut, thonë se atentati nuk ka lidhje me detyrën e policit, por dyshohet për motive personale.

Share This Video


Download

  
Report form