TIRANE - Policia e Shtetit vijon të publikojë video për të ndërgjegjësuar drejtuesit e mjeteve, që të mos shkelin rregullat e qarkullimit dhe të mos i përdorin automjetet kur konsumojnë alkool, apo kur përdorin telefonat celularë.
Policia e Shtetit ka publikuar në faqen zyrtare në "Facebook" një video të regjistruar nga kamerat e trupit të efektivëve, ku duket momenti i gjobitjes së një qytetari, i cili u kap duke drejtuar makinën teksa fliste në celular.