Ora News - Kodheli thirrje qeverisë: Investo në rrugën e vjetër të Kukësit

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputetja Mimi Kodheli i ka bërë thirrje qeverisë që jo vetëm të rishikojë tarifat e Rrugës së Kombit në favor të kuksianëve por edhe të investojë në rrugën e vjetër të Kukësit.

Deputetja e PS për qarkun e Kukësit, tha në Kuvend se hapja e rrugës do të jetë një alternativë për banorët.

Ajo gjithashtu kërkoi që qeveria të bëjë transparente shpërndarjen e të ardhurave që vijnë nga taksa e qarkullimit.

"Fort të nderuar kuksianë, hasianë, tropojanë kam folur duke iu parë në sy e po në sy ju shikoj edhe sot, e flas me ju e zemrën e një nëne dhe fuqinë e mendjes së një ligjvënësie.

Unë jam për shtetin e së drejtës, jam për ligjin, për ekonominë e tregut por jam edhe për një rishpërndarje më të drejtë e më të moralshme që favorizon të dobit dhe të varfërit dhe jam më shumë transparencë e më pak demagogji.

Ndaj i kërkoj qeverisë përpara se të rishikojë tarifën e mirëmbajtjes në favor të banorëve të qarku të Kukësit, të përkujdeset dhe të investojë rrugën e vjetër të Kukësit si një alternativë për banorët atje, të shikojë dhe të rikategorizojë të gjitha rrugët në vend dhe në këtë mënyrë ta thjeshtojë dhe diferencojë sistemin e taksimit.

Të bëjë transparente, ku dhe si shpërndahen të ardhurat që vijnë nga taksa e qarkullimit, të vlerësojë pozitivisht të gjitha propozimet që ka bërë dje Komisioni i Ekonomisë.

Mund të ketë edhe vlerësime të tjera që do të mund të ndihmojnë procesin me qëllim që jo vetëm që mbi kuksianët të mos bjerë asnjë barrë e pamerituar por që njerëzit aty edhe nëse paguajnë, nuk e di qoftë edhe 100 lekë ta bëjnë këtë të bindur se po bëjnë gjënë e duhur në të mirë të jetës së tyre, të bizneseve të tyre, të ardhmes së tyre."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kodheli-thirrje-qeverise-investo-ne-rrugen-e-vjeter-te-kukesit

Share This Video


Download

  
Report form