Mjekët thirrje qeverisë: Të shpallë alarmin SOS, pas disa vitesh nuk do kemi ku të vizitohemi

Ora News Lajme 2019-11-08

Views 0

#rtvora #oranews

Sistemi shëndetësor në Shqipëri po përballet me vështirësi të mëdha për shkak të largimit të mjekëve nga vendi.

Në krahasim me rajonin Shqipëria është 5-6 herë më keq sa i përket numrit të mjekëve për banorë.

"Në repartin e anestezi-reanimacionit ne kemi mungesë personeli mbi 5 reanimatorë. Qeveria duhet të shpallë atë që quhet SOS. Të gjejë mjetet dhe rrugët që ti mbajë këto kontigjente. Është truri i kombit. Pas disa viteve nuk do kemi ku të vizitohemi"

Në situatën kur Shqipërisë po i ikin mjekët, stafi mjekësor përballet dhe me një fluks të shtuar të rasteve të traumës, rreth 40.000 në vit.

"Në çdo ditë presim në spitalin tonë rreth 100-150 trauma. I bie mbi 40 mijë trauma çdo vit"

Numri i operacioneve që zhvillohen në spitalin e traumës është shumë më i lartë se kapacitetet e këtij institucioni, për këtë mejkët kërkojnë shtimin e hapësirave për të përballuar fluksin.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/mjeket-thirrje-qeverise-te-shpalle-alarmin-sos-pas-disa-vitesh-nuk-do-kemi-ku-te-vizitohemi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form