Ora News - Tensione në Milot/ Policia : Shpërndahuni, tubim i paligjshëm; Opozita: Mos provokoni!

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tensione mes policisë dhe protestuesve vetëm pak minuta pas bllokimit të kryqëzimit të Milotit. Policia bëri thirrje të shpërndahen duke u kujtuar se bllokimi i rrugës dhe pjesmarrja në tubimin e paligjshëm është vepër penale.

Me megafon, policia iu drejtua protestuesve:

"Lejoni lëvizjen e lirë të shtetasve dhe të automjeteve. Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime të paligjshme, pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit përbën vepër penale. Duhet të shpërndaheni sepse tubimi është i paligjshëm. Në të kundërt mbështetësit e ligjit do të veprojnë me procedimin penal".

Pas këtij paralajmërimi u kundërpërgjigj deputeti demokrat.

Bardh Spahia: Mos provokoni.

Polici: Largohuni nga rruga, ruani qetësinë.

Bardh Spahia: Mos provokoni!

Qytetarët: Do na arrestoni natën, ku i keni trafikantët e drogës? Ata shikoni.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tensione-ne-milot-policia-me-megafon-shperndahuni-tubim-i-paligjshem-opozita-mos-provokoni

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS