Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tensione mes policisë dhe protestuesve vetëm pak minuta pas bllokimit të kryqëzimit të Milotit, ora 09:45 e paradites së sotme. Policia bëri thirrje të shpërndahen duke u kujtuar se bllokimi i rrugës dhe pjesmarrja në tubimin e paligjshëm është vepër penale.
Me megafon, policia iu drejtua protestuesve: "Lejoni lëvizjen e lirë të shtetasve dhe të automjeteve. Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime të paligjshme, pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit përbën vepër penale. Duhet të shpërndaheni sepse tubimi është i paligjshëm. Në të kundërt mbështetësit e ligjit do të veprojnë me procedimin penal".
Pas këtij paralajmërimi u kundërpërgjigj deputeti demokrat.
Bardh Spahia: Mos provokoni.
Polici: Largohuni nga rruga, ruani qetësinë.
Bardh Spahia: Mos provokoni!
Kërkesa është kundërshtuar dhe nga pjesëmarrësit në protestë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tensione-ne-milot-policia-me-megafon-shperndahuni-tubim-i-paligjshem-opozita-mos-provokoni