Ora News - Braçe: Banorët e zonës të përjashtohen nga tarifa e Rrugës së Kombit

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti socialist Erjon Brace kërkon përjashtimin nga tarifa e rrugës për të gjithë banorët e zonës së Kukësit për të cilët ai tha se ndihet keq për shkak të varfërisë ku ata ndodhen. Në Komisionin e Ekonomisë ku ishte thirrur pikërisht për këtë cështje Ministri i Financave, deputeti Brace i kërkoi qeverisë të bëj një ndjesë të madhe për banorët e zonës me të cilët nuk u komunikua për këtë cështje. Po kështu Brace kërkoi hetim për abuzimet e bëra për ndërtimin e rrugës së Kombit.

Rama: Mund të marrin abone që vetvetiu reduktojnë cmimin. Përdoruesit tjerë do paguajnë 5 euro dhe mos ta diskutojmë fare.

Kryeministri Rama dukej i vendosur pak orë pas protestës për të mos ndryshuar asgjë përveç faktit që banorët e Kukësit të pajisen me abone për të kaluar në rrugën e Kombit, por a janë të gjithë deputetët e PS pro mendimit të kryeministrit Rama? Mesa duket jo. I njohur si një nga deputetët më afër halleve të popullit pavarësisht se ndodhet në krahun e pushtetit, deputeti socialist Erion Braçe me ton aspak të qetë ka propozuar para ministrit të financave që banorët e zonës duhet të përjashtohen nga tarifimi për rrugën si dhe autobusët e transportit urban. Madje deputeti socialist ndihet keq edhe për banorët e varfër të asaj zone edhe pse ministri Ahmetaj u përgjigj vetëm për pjesën e diskutimeve për paketa lehtësusese.

Braçe: 900 milionë euro vetëm për një segment dhe nuk ka akses që banorët e zonës të kalojnë në shtëpitë apo pronat e tyre për ti shfrytëzuar ato, por do duhet të hyjnë në autostradë. Për sa kohë që nuk i ka krijuar askush këtë lloj aksesi, unë kërkoj që banorët e zonës të jenë të përjashtuar. Sikur të kërkonit ndjesë për këtë që ka munguar, nuk do ishte ndonjë gjë e madhe. Ju bën mirë, jo thjesht ju si ministër i Financave, por gjithë qeverisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/brace-banoret-e-zones-te-perjashtohen-nga-tarifa-e-rruges-se-kombit

Share This Video


Download

  
Report form