Report Tv - Tarifa e Rrugës së Kombit, kuksianët sërish kundër: Nuk pranojnë asnjë tarifë

Report TV 2018-06-23

Views 0

Një ditë pas publikimit të skemës së re për tarifimin e Rrugës së Kombit ka reaguar edhe grupi organizator i protrstes në Kukës. Sipas grupit të protestës dhe këshilltarëve bashkiak skema e prezantuar nga qeveria vjen si rezultat i gjykimit të njëanshëm, pa diskutime paraprake me grupet e interesit dhe pa i marrë në konsideratë mendimet dhe propozimet e tyre.

Edhe qytetarët kuksian janë kundër vendosjes së çdo llojë tarife, ata nuk pranojnë asnjë çmimi të vendosur për të shkuar në shtëpitë e tyre.

Më herët qytetarët e qarkut të Kukësit, përfshirë 3 bashkitë kryesor kanë ngritur një peticion, por që nuk është marrë në konsiderat nga ana e qeveris. E nëse kjo tarifë do të jetë zyrtare sipas publikimit, atëherë protestat do të vijojnë edhe më tej derisa tarifa për kuksianët që kalojnë në rrugën e kombit të jetë zero

Share This Video


Download

  
Report form