Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka dhënë këtë të premte fjalën kuksianëve se gjëja e parë që do të bëjë sapo të vijë në pushtet, do të jetë heqja e taksës së rrugës. Basha u shpreh se plani i kryeministrit Edi Rama për të shkretuar Kukësin do të marrë fund dhe përmendi si një tjetër hap ndërmarrës, rihapjen e Universitetit të Kukësit.
"Edi Rama me Kukësin ka ndjekur politikë spastrimi dhe zbrazje. Ky është njeriu që na hiqet si patriot i madh, por e ka shprehur i pari: "A ka mundësi me e heq Kukësin e me ja çu Kosovës që të mos kemi votën e kuksianëve?". Ai e di që nuk e ka mbështetjen e kuksianëve dhe qëllimi i tij ishte zbrazja e Kukësit. Për t?i larguar nga shtëpitë e tyre, Kukësi ka shkallën më të lartë të emigracionit në të gjithë Shqoipërinë. Masat që ka marrë, vendosja e traut, heqja e Universitetit, mbytja dhe shkatërrimi i biznesit, ka goditur Kukësin dhe gjithë Shqipërinë.Zotohem para jush, cdo padrejtësi që Edi Rama ka bërë kundër kuksianëve, ju premtoj që do ta zhbëjnë që në javët tona të para në pushtet. Duke nisur me anulimin e traut që ka vënë për t?ju ndarë nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Do të zerojmë taksën. Ju e arritët një sukses dhe i treguat rrugën se si komunikohet me Edi Ramën", u shpreh Basha.
"Ne do të rihapim Universitetin e Kukësit. Rihapja e universitet do të rikthejë këtu fëmijët tuaj, me kosto më të ulët. Do të financojmë praninë e pedagogëve në mënyrë që këtu të jetë një qendër universitare e kërkimit shkencor, e trajnimit profesnal. Ne do të marrim përvojën më të mirë gjermane sepse gjermanët i kemi në krahë. Ne këtu do të ndërtojmë modelin gjerman, ku gjysmën e kohës studenti ta kalojë në Universitet, gjysmën e kohës ta bëjë stazh pune. Jo vetëm o të sjellim profesorë e docentë, por do ta bëjmë qendër universitare të veriut të Shqipërisë, ku të vijnë nga Prizreni dhe zonat përreth?, tha më tej ai.