Ora News - LIVE/ 'Blindohet' dhe tension në gjykatë në gjyqin për të arrestuarit e Rrugës së Kombit

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Gjykatën e Tiranës ka nisur procesi gjyqësor për 23 protestuesit e arrestuar për aktet e dhunës në Rrugën e Kombit. Seanca e njoftuar për në orën 09:00 ka nisur me gjysmë ore vonesë.

Seanca po zhvillohet mes tensioneve, pasi deputetët e opozitës nuk janë lejuar të ndjekin procesin në sallën e gjyqit. Ata janë nxjerrë jashtë sallës me forcë nga policia.

Kreu i grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho ka telefonuar drejtorin e policisë së kryeqytetit dhe Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj por nuk ka marrë një përgjigje pozitive për lejimin e tyre në sallë.

Në sallë nuk janë lejuar as mediat.

Që në orët e para të mëngjesit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcat e Lëvizshme Operacionale kanë rrethuar gjykatën e Tiranës për shmangien e çdo incidenti të mundshëm.

Ora 09:30 Spaho telefonon Xhafaj

Kreu i grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho ka telefonuar drejtorin e policisë së kryeqytetit dhe Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj por nuk ka marrë një përgjigje pozitive për lejimin e tyre në sallë.

Ora 09:15 Spaho: Shteti diktatorial i Edi Ramës e ka shumë të shpejtë fundin

Para gjykatës, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, tha se shteti diktatorial i Edi Ramës e ka shumë të shpejtë fundin.

Spaho: Forcat e policisë nuk na lejuan, ushtruan dhunë. Jemi të gjithë kolegët aty. Kuptoni shtetin diktatorial të Edi Ramës por ka për ta pasur shumë të shpejtë fundit. Kështu me dhunë dhe si ka rrethuar gjysmën e Tiranës për të zhvilluar gjyqin nuk do ta ketë kollaj. Do të përplaset me qytetarët, do të përplaset me ne, nuk na e del dot me dhunë.

Ora 09:10 Deputetët e opozitës përplasen me policinë në gjykatë

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho, thotë se policia nuk i lejoi deputetët e opozitës të futen në sallën ku do të mbahet seanca për masën e sigurisë për të arrestuarit. Ai akuzoi uniformat blu se ushtruan dhunë ndaj tyre.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rruga-e-kombit-sot-gjyqi-23-te-arrestuarit

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS