SHKODER-11 kuksianët e arrestuar për protestat e dhunshme në "Rrugën e Kombit" tre javë më parë kanë dalë para Gjykatën e Apelit për rivlerësim të masës së sigurisë. Seanca ka nisur në orën 11:00, ndërsa të pranishëm janë edhe deputetët e grupit të PD. Trupa gjykuese përbëhet nga; Astrit Kalaja, Hajrie Mulmataj dhe Vojsava Osmanaj. Prokurorë janë Elvin Gogaj dhe Brahim Ndragjoshi, ndërsa kërkojnë që 11 protestuesit të qëndrojnë në burg.
Jashtë ambienteve të gjykatës së Apelit në Shkodër po zhvillohet një protestë nga qytetarët e Kukësit në mbështetje të 11 të arrestuarve. Protestuesit kanë hedhur tymuese dhe kapsolla, ndërsa mbajnë në duar pankarta të ndryshme me mbishkrimet ?Lironi vëllezërit tanë?, ?Lironi protestuesit, arrestoni Tahirin?.