Ora News - Të arrestuarit e Rrugës së Kombit dalin nesër në gjykatën e Kukësit

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Kukësit ka vendosur të shtyjë për të mërkurën paradite seancën për vendosjen e masës së sigurisë për 23 protestuesit e Rrugës së Kombit. Për mediat, kancelari i gjykatës theksoi se shkak është dosja voluminoze.

"Gjyqtarja e gatshme ka vendosur që seanca të zhvillohet nesër në orën 9 në Gjykatën e Kukësit.Infrastruktura e gjykatës nuk e lejon që të 23 të jenë në sallë por do të shohim mundësinë aq sa kemi që seanca të zhvillohet brenda atyre kushteve që kemi. Për të gjithë njëherësh ka mundësi të zhvillohet, salla është e vogël, e pamjaftueshme por ne do të insistojmë që të jenë të 23. Nga ora 09:45 e ditës së sotme deri pasnesër në të njëjtën kohë ka të drejta gjykata ti shqyrtojë këto kërkesa, pra 48 orë".

Për të gjithë të ndaluarit është e njëjta akuzë.

"Akuza që ka sjellë prokurori është kundërshtim i punonjësit të policisë dhe shkatërrim i pronës".

Familjarët e të ndaluarve e konsiderojnë të padrejtë vendimin.

"Nuk e kuptoj ku duan të shkojnë me këtë terror, me këtë presion: Duan të na ulin zërin. Të lirohen të arrestuarit dhe të pushohet çështja penale. Një sekond e më parë të lirohen".

Protesta janë zhvilluar dhe në Tiranë, ku opozita ka mbështetur kërkesën për lirimin e të gjithë të dënuarve. Zhvillimi i protestës para Drejtorisë së Policisë në Tiranë ka shkaktuar po ashtu një trafik të rënduar në qendrën e kryeqytetit. Megjithatë partitë e opozitës kanë deklaruar se do të vazhdojnë protestën dhe se do të jenë në seancën e gjykatës për masën e sigurisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/protestuesit-e-rruges-se-kombit-sot-para-gjykates-masen-e-sigurise

Share This Video


Download

  
Report form