Ora News - Fran Frrokaj, kryetar bashkie nga shtëpia

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me vendimin e sotëm të Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Fran Frrokaj mund të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut nga shtëpia.

"Për të dyshuarit Fran Frrokaj, Enver Hafizi dhe Gjoke Ndoka të hiqet mbikëqyrja policore dhe ndalimi për të komunikuar me persona të tjerë gjatë kohës që janë me masë sigurie 'arrest shtëpie' thuhet në vendimin e Apelit.

Avokati Neshat Fana pas mbarimit të seancës deklaroi se tani klienti i tij ka mundësi të ushtrojë funksionin e vet.

Neshat Fana: "Gjykata me të drejtë nuk pranoi kërkesën e prokurores, për arrest me burg, të cilën, gjykata e deklaroi të paligshëm. Rregulloi atë izolim të paligjshëm që urdhëroi Gjykata e Lezhës me caktimin e masës së sigurimit "arrest në shtëpi". Praktikisht ishte një gjë që nuk ka ndodhur më parë. Prisja që gjykata të ndryshonte vendimin dhe të jepte një masë detyrim me paraqitje pasi hetimet vazhdojnë dhe si kryetar.

Dhe kryetari si i mandatuar duhej të ushtronte funksionet e veta. Në këtë mënyrë, sigurisht ai i ushtron funksionet. Duke firmosur aktet në shtëpi, duke dhënë urdhra.

Avokati Fana tha se procesit do i shkohet deri ne fund me rekursin ne Gjykaten e Larte

Neshat Fana: Jam i bindur se do të shkojmë drejt rekursit. Tek e cila do kërkojmë heqjen e arrestit të shtëpisë. Goditje të tilla në grup tregojnë paaftësinë profesionale dhe mungesën e vullnetit për të hetuar.

Fran Frrokaj së bashku me 22 zyrtarë të tjerë akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar tokën në zonën e plazhit, duke e kthyer në pronë private e më pas duke e shitur kundrejt vlerave të konsiderueshme monetare. Nga 23 zyrtarë të përfshirë, 13 u arrestuan (vetëm dy në masë arrest me burg) ndërsa 11 të tjerë janë ende në kërkim nga policia si të përfshirë në skemën e tjetërsimit të pronës.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fran-frrokaj-kryetar-bashkie-nga-shtepia

Share This Video


Download

  
Report form