Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë ekskluzive për "Tonight Ilva Tare" në Ora News, iu përgjigj edhe deklaratave të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi pak ditë më parë po në Ora News se Rama nuk do ta kandidonte, duke i konsideruar diversioneve të më shumë se 20 viteve më parë.
Tare: Z. Veliaj, si janë raportet tuaja me znj. Kryemadhi, drejtuesen e LSI? Ajo shpesh ka thënë edhe në daljet publike, edhe në ?Tonight?, se Rama nuk do ju kandidojë ju për Kryetar të Tiranës, madje janë 2 zonja ministre që përfliten. Veliaj tha se PS mbetet e hapur për koalicion vitin e ardhshëm bnë Tiranë.
Veliaj: Unë them që duke qenë se opozita nuk është se po shkëlqen, është më mirë të merret me partitë e tyre. Fakti që partitë e tyre i kanë mysybet dhe vetëm po tkurren, i bën në mënyrë naive them unë. Shpresojnë që duke bërë këto diversione, komplet të alla vitet ?90, ?91-?92 ajo lloj gjuhe, i bën të pashpresë. Kështu që, në qoftë se i ka shpresat në këto diversione, them që ka diçka që nuk shkon, edhe fakti që nga zgjedhjet në zgjedhje po dalin më dobët, është moment reflektimi.
Tare: A mund t?i fitoj Partia Socialiste e vetme zgjedhjet lokale në Tiranë pa pasur nevojë për koalicion me parti të tjera?
Veliaj: Partia Socialiste ka qenë gjithmonë partia më e hapur për të bërë një koalicion, një front të madh me qytetarët dhe siç u pa zgjedhjet e fundit kush donte ta ndalonte progresin shkojë në disfatë kështu që Partia Socialiste do të jetë gjithmonë e hapur me këdo qytetarë, me këdo që do të jetë pjesë e projektit tonë për transformimin e Tiranës dhe unë besoj sidomos në Tiranë do të penalizohet kush ka bllokuar Tiranën në këto vite. Mund të jetë Këshilli Bashkiak, nuk jep asnjë votë për buxhetin, asnjë votë për projektet e rëndësishme, vetëm rrëmujë, vetëm shamata, vetëm shaj shih se diçka do ngelet, stërkëmbësha. Shko merr presidentin, ish-presidentin çoje të prishi këndin e lojërave, komplet, komplet kopshti pa drekë, opozita sot është kopshti pa drekë. Por unë them se shumica dërrmuese e këtij qyteti do zhvillime. Fat që Partia Socialiste është pjesë e kësaj shumice dërmuese e qytetarëve dhe e njerëzve me taban por edhe stof evropian të Tiranës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/veliaj-i-pergjigjet-kryemadhit-mos-kandidimin-si-kryetar-bashkie-nga-rama