Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Duket se kanë gjetur një gjuhë të përbashkët Fran Frrokaj, demokrati në krye të bashkisë së Lezhës me kryeministrin Edi Rama në darkën që është mbajtur mbrëmë.
"Darka e duhur dhe jo e gabuar. Në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. E para është kryeministri i vendit tim pavarësisht se politikisht kemi pozicione të tjera" e komentoi Frrokaj.
Frrokaj i sheh pozitivisht investimet që qeveria do të ndërmarrë në Lezhë për dy projekte rrugën Milot-Balldre dhe Shëngjin Velipojë dhe është gati ta falenderojë nëse do të bëhen realitet.
"Më vjen mirë që Lezha ka vëmendjen për dy investimet. Dua ta falenderoj nëse këto të dyja bëhen relaitet sepse i shërbejnë turizmit dhe qytetarëve. "
Duke marrë fjalën në bashkëbisedimin me përfaqësues të pushtetit vendor që Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Shëngjin, Frrokaj i bëri publike dhe një temë të cilën e kishin diskutuar sërish mbrëmë
E para Mungesa e fondeve
Fran Frrokaj: "Të ardhurat që kanë pothuajse tre vjet që na mungojnë. Kjo ka bërë që të dukemi jo korrekt para qytetarëve
E dyta- Një shtatore për Skënderbeun
Fran Frrokaj: "Një shtatore të Skënderbeut në sheshin që quhet " Gjergj Kastrioti" që është para bashkisë por që aty jam vetëm unë dhe nga krahu tjetër ju që vini me qeverinë por Skënderbeu mungon. Do ishte mirë të ishte shtatore e Skënderbeut.
E treta- Data 2 Mars të shpallet festë kombëtare
Sa i takon reformës së ujit, Frrokaj mbështet reformën. Mendon se viti i Skënderbeut ka nisur mbarë në marrëdhëniet mes tyre por kjo sdo të thotë që më 27 janar nuk do të jetë në protestë
Fran Frrokaj:"Lista e kërkesave që kam unë është e jashtëzakonshme, por si vit i Skënderbeut, ky është një fillim i mbarë i marrëdhënieve tona dhe shpresoj që edhe të vazhdojmë me investime e bashkëpunime të tjera. Ju garantoj se unë e bashkia nuk do të jemi nihilistë në politikë Do të jem më 27 në protestë me partinë time, nuk diskutohet
Edi Rama: Po ujësjellësin lërë këtu.
Frrokaj i tregoi Ramës se kishte pasru mundësi të ndalonte protestën e djeshme të banorëve të Torovicës, por nuk e bëri sepse ishte protestë e drejtë, ndërsa Rama mendon ndryshe.
Fran Frrokaj: Në tavolinë falenderova dhe ata banorë të cilët protestuan për ujin. Unë mbase kisha forcë ta ndaloja por që nuk kisha arsye të ndaloja protestën e banorëve të Torovicës sepse edhe ju nga biseda jonë në tavolinë u bindët që ata kishin të drejtë të protestonin. Shpresoj që kontributi i tyre dhe darka jo e gabuar e jona mbrëmë të ketë të mundur krijimin e atij aksi
Edi Rama: Sikur ata të kishin bërë protestë në 8 vitet kur partia jote kishte qeverinë unë do shkoja dje e i përqafoja por pas 8 vitesh është e dyshimtë. Megjithatë nuk ka rëndësi.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/demokratin-fran-frrokajn-e-ramen-i-bashkon-skenderbeu-detaje-nga-darka-e-duhur-ne-lezh