Report Tv-Skënderbeu përplas bashkinë e Lezhës me qeverinë, kërcënon Frrokaj

Report TV 2019-03-01

Views 1

Shtatorja e Skënderbeut e planifikuar për tu vendosur në sheshin "Gjergj Kastrioti" në kuadër të kremtimeve për Besëlidhjen e Lezhës dhe samitit të dytë të Diasporës më datë 2 mars, ka përplasur Bashkinë e Lezhës me Ministrinë e Kulturës.

Problemi ka lindur për shkak të lejes që i nevojitet Bashkisë nga Instituti i Monumenteve për vendosjen e kësaj shtatoreje, leje që ende nuk është dhënë. Kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, thotë se është papranueshme bllokimi i ministrisë për vendosjen e kësaj shtatore të shumë pritur për Lezhën.

Ndërkaq kryebashkiaku Frrokaj ka paralajmëruar se nëse shtatorja nuk do të vendoset brenda datës 2 mars, do të braktisë aktivitetin e programuar nga qeveria. Pavarësisht se më Lezhën është e lidhur fillimi dhe fundi i veprimtarisë së heroit tonë kombëtar, Besëlidhja e Princave dhe prehja e tij përfundimtare, Gjergj Kastrioti nuk ka asnjë shtatore në sheshin me të njëjtin emër.

Share This Video


Download

  
Report form