Ligji për 'mediat', përplas SHGM-në dhe Qeverinë

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Ligji për mediat, i cili ka për qëllim të përcaktojë të ardhmen e mediave të Maqedonisë, vazhdon të shoqërohet nga polemika. Përpjekjet e pushtetit që propozim-ligji të miratohet për një afat shumë të shkurtër dhe pa debat serioz, për kryetarin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë Naser Selmani, e ndërlikon më tej marrëdhënien mes pushtetit të 7-të dhe Pushtetit Qendror.

"Në vend që Qeveria të merret me riparimin e dëmeve nga incidenti me gazetarët, ajo shkoi një hap më tej, në diskreditimin e dialogut. Ajo e ktheu në tavolinë projektligjin për mediat, të cilin dëshiron ta miratojë në procedurë të përshpejtuar, pa një debat serioz", deklaroi Naser Selmani, kryetar i SHGM.

Ligj që u hartua pa u konsultuar me media, është i pakuptim, thonë nga SHGM-ja, e cila kërkoi që afati për miratimin e tij të shtyhet për disa muaj.

"Kërkojmë që të zgjatet afati në mënyrë që të ketë më shumë kohë që të organizojmë një debat me gazetarët, të analizojmë propozim-ligjin, dhe së bashku të përgatiten vërejtjet. Kemi garanci nga partnerët tanë në BE, SHBA dhe OSBE, se do të përdorin ndikimin e tyre, që Qeveria t'i inkorporojë ato vërejtje", tha Naser Selmani, kryetar i SHGM.

Selmani tha se SHGM-ja mbetet jashtë dialogut institucional për aq kohë sa nuk zbardhjet incidenti në Parlament me gazetarët. Selmani bëri thirrje për unitet nga të gjithë gazetarët në vend. Vitet e fundit, mediat në Maqedoni janë goditur nga disa turbulenca serioze. Disa u mbyllën, dhe në 4 vitet e fundit, Maqedonia ra me 80 vende në listën e Organizatës Botërore "Reporterët pa Kufij", për sa i përket lirisë. Petar Bllazhevski

Share This Video


Download

  
Report form