PD dhe LSI po përgatiten për një protestë të madhe kundër qeverisë Rama. Mbledhjet e njëpasnjëshme kanë vijuar në selinë blu prej orës 18:00, ku kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur Kryesinë, grupin parlamentar dhe krerët e degëve, ku të pranishëm kanë qenë dhe deputetët e LSI me kryetaren Monika Kryemadhi. Lulzim Basha dhe Sali Berisha kanë bërë thirrje për mosbindje civile, duke kërkuar që të gjithë të bllokojnë rrugët dhe të mos paguajnë taksat.
?Lëvizjet e mëdha fillojnë kur nuk e pret. Ne kemi përballë një barbar të vërtetë, që nuk ka lënë asgjë pa përdorur, në radhë të parë kundër opozitës. Ndaj Kukësi e nisi, e ndezi shkëndijën. Ne nuk largohemi deri në përmbysjen e kësaj qeverie. A jemi shumë apo pak? Me siguri absolute ju them jemi shumë. Kjo është mosbindje me vendosmërinë që ta nisim dhe nuk kthehemi më!?,