Report TV - Shoqëria Civile: Kukësi, mosbindje kundër tarifës për Rrugën e Kombit

Report TV 2016-09-25

Views 1

Nga qyteti i Kukësit ku u takuan me Kryetarin e Bashkisë, Bashkim Shehu për zgjerimin e kundërshtimeve për konçesionin e rrugës së kombit, pjesëtarë të shoqërisë civile, qytetarë të angazhuar kanë ftuar banorët e qarkut Kukës, për mosbindje civile kundër tarifës prej 5 euro të përcaktuar për automjetet që do të kalojnë në Rrugën e Kombit.

Ata konsiderojnë se Rruga e Kombit nuk e meriton këtë tarifë mafioze siç e cilësuan ata dhe se qytetarët shqiptarë dhe kuksianë nuk duhet të tarifohen si taksidarë.

Ata i bën thirrje Ministrit të Transporteve dhe Kryeministrit Rama që të heqin dorë nga vendosja e tarifës pasi në të kundërtën do të përballen edhe bllokim të rrugës së kommbit.

Ndërsa Kryetari i Bashkisë Bashkim Shehu, një ndër kundërshtarët e fortë të tarifimit të Rrugës së Kombit tha se vendosja e taksës është krim dhe se zyrtarët që e vendosën do të kenë përgjegjësi pasi kontrata konçesionare e Rrugës së Kombit është kontratë jo ligjore, jo qytetare dhe në kundërshtim me ligjin.

Share This Video


Download

  
Report form