TIRANË-Nga çadra e protestës, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë kërcënimet e radhës ndaj kryeministrit aktual, Edi Rama.
"Filloi mosbindja civile e cila do të flakë Edi Ramën në koshin e plehrave të historisë njëlloj si etërit e tij. Edi Rama do ti kujtoj një moment. Më 20 shkurt të 1991 është evakuuar me autoblindë të ushtrisë nga Ramiz Alia bashkë me njerëz të tjerë dhe është dërguar në Zall-Herr. Tani Edi Rama nuk ka më Zall Herr më për ty, as në Surrel nuk mund të rrish.Të garantoj që kjo çadër do të ngrejë ty nga ajo zyrë, do të të japë ty vendin që meriton dhe mos mendo se do të çojë Mimi autoblindat se nuk do jetë as ajo aty ku është?, tha Berisha duke shtuar se Rama është armiku i të rinjve.
Nga ana tjetër Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po përdor nxënësit dhe mësuesit për fushatë.