Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mbi 11 mijë biznese të cilat kalojnë xhiron mbi 2 milion lekë në vit nga 1 prilli do të përfshihen në TVSH dhe për këtë duhet të nisin të mbajnë inventar, të marrin faturë tatimore dhe të fiskalizojnë kasën. Zëvendës/drejtori i Tatimeve, Xhavit Curri, shpjegon se ky proces nuk do të ketë kosto ndërsa deklarimi do të realizohet çdo tre muaj. Sipas numrit dy të Taimeve ka pasur edhe tentativë të bizneseve për të mos u përfshirë në skemën e TVSH, duke ndryshuar statusin.
Që nga 1 prilli mbi 11 mijë biznese që do përfshihen në skemën e TVSH-së duhet të fillojnë të mbajnë inventar, të marrin faturë tatimore për çdo blerje si dhe të fiskalizojnë kasën.
Numri dy i Tatimeve, Xhavit Curri, shpjegon se ky proces nuk do të rëndojë bizneset.
Curri: Do të duhet të bëjë kujdes, të ketë faturë për çdo mall që blen, të lëshojë faturë për çdo mall që shet, të lëshojë kupon tatimor për çdo mall që shet për konsumatorin final, kaq është e gjithë historia tani për tani. Administrata tatimore i ka të gjitha kapacitetet, të gjitha mundësitë që të menaxhojë të gjithë procesin si duhej.
Deklarimin e parë bizneset që do përfshihen në TVSH do të duhet ta bëjnë në korrik pasi do të jetë çdo tre-muaj.
Curri: Duke filluar nga korriku i këtij viti ata do të duhet të plotësojë deklaratat e tyre të TVSH-së, do të duhet të plotësojnë librat e tyre të shitjes dhe blerjes. Është një proces jo shumë i ndërlikuar. Tashmë biznesi është familjarizuar me këtë mënyrë deklarimi sepse listë-pagesat gjithashtu deklarohen një herë në tre muaj siç do të deklarohet dhe tatimi mbi vlerën e shtuar.
Por ka pasur edhe nga ato biznese që kanë kaluar në status pasiv për ti shpëtuar përfshirjes në TVSH-së. Curri shpjegon se Tatimet janë në gjendje të konstatojnë çdo ndryshim.
Curri: Duke kaluar në pasiv mund të zgjidhë situatën sepse edhe duke qenë pasiv ai mund të regjistrohet për TVSH. Në momentin që do të riaktivizohet si biznes, sigurisht që do të duehet të veprojë si çdo biznes tjetër i regjistruar për TVSH.
Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/bizneset-e-vogla-ne-tvsh-deklarimi-cdo-tre-muaj-i-pari-do-te-behet-ne-korrik