Top News - Bizneset e vogla/ Hiqet tatim-fitimi, tvsh mbi 8 mln

Top Channel Albania 2020-08-01

Views 0

Qeveria ka hequr tatim-fitimin për bizneset e vogla si dhe ka fiksuar fashën e re për pragun e TVSH-së në 8 milionë lekë nga 2 milionë që është aktualisht.

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë heqjen e tatimit mbi fitimin për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë, deri në vitin 2029. Por ky vendim nuk vlen për këtë vit pasi do të hyjë në fuqi më 1 janar 2021, dhe nga kjo datë të gjitha bizneset nuk do të paguajnë këtë tarifë.

Po ashtu në projektligjin ?Për tatimin mbi të ardhurat?, të ndryshuar, është vendosur edhe pragu i ri i TVSH-së, që do të jetë 8 milionë lekë.

Deri më tani bizneset që kanë qenë subjekte të TVSH-së ishin të gjitha ato që kalonin xhiron vjetore 2 milionë lekë, ndërsa tashmë ky prag rritet ndjeshëm deri në 8 milionë lekë qarkullim vjetor.

Këto dy lehtësira fiskale të ndërmarra nga ana e qeverisë pritet të mbështesin biznesin e vogël për tu rimëkëmbur, në këtë kohë pandemie.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Bizneset#Tatimet#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form