Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në përfundim të afatit për deklarimet në bazë të së cilës të gjitha bizneset me një xhiro mbi 2 mln lekë do përfshihen në TVSH, biznesi i vogël ankohet se po falimenton ndërsa paralajmërojnë protesta. Shoqata e biznesit të vogël deklaron se barra e vërtetë e kësaj skeme do të ndjehet në muajt në vijim kur të vijë momenti për ta paguar. Ndërkohë që ekspertët argumentojnë se zbatimi i ligjit ka disa probleme. Bujar Bendo deklaron se në TVSH janë përfshirë edhe profesionet e lira ndërsa dalja nga kjo skemë mund të bëhet vetëm pas 1 viti.
Kur ka mbetur edhe shumë pak kohë nga afati i deklarimit të bizneseve të vogla të cilat përfshihen në TVSH, përfaqësuesit e tyre ngrenë shqetësimin se kjo nismë po i dëmton. Shoqata e Biznesit të Vogël deklaron se të gjitha ato biznese që kanë një xhiro mbi 2 mln e kanë të vështirë të përballojnë përfshirejn në TVSH pasi kostoja arrin 30 deri në 40 mijë lekë në tre muaj. Shoqata paralajmëron të tjera protesta e madje edhe ankesë në Gjykatën Kushtetuese.
Agolli: E dini ju që ka biznese që do paguajnë tani 300-500 mijë lekë të vjetra TVSH. Po e di çdo të thotë 500 lekë të vjera TVSH? Të merret 5-6 mln në vit. 5-6 mln lekë një biznes i vogël mund ta ketë fitimin.
Agolli sqaron se efektet e vërteta do të ndjehen në muajt në vijim pasi bizneset do të detyrohen të paguajnë.
Agolli: Qeveria gënjen, dmth gënjen kryeministri, gënjen ministri i Finanacave, gënjejnë edhe ata që bëjnë politikat fiskale. Pse gënjejnë?! Vetë po thonë që do paguajnë 20% TVSH, në datën 10 të gjitha bizneset do paguajnë.
Ndërkohë eksperti kontabël Bujar Bendo shpjegon se skema e TVSH do të ndikojë në fitimet e biznesve. Bendo ngre si shqetësim faktin që në TVSH janë përfshirë edhe profesionet e lira edhe pse u tha që nuk ishin pjesë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tvsh-falimenton-bizneset-e-vogla