Ora News - Lera: Vendoret të verifikojnë banesat, ulje 30% në bazë të pozicionit të shtëpisë

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave Niko Lera i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News, thotë se janë njësitë e pushtetit vendor ato që bëjnë vlerësimin e taksës së banesave dhe se qytetarët kanë të drejtën e korrigjimit.

Lera: Çmimi mund të ndryshojë edhe nga pozicioni i hyrjes. Çfarë mund të bëjnë njësitë e pushtetit vendor? Të verifikojnë. Kanë të drejtë e zbritjes deri në 35% nga çmimi, duke u nisur edhe nga pozicioni edhe nga largësia. Në metodologji janë dhënë të gjitha mjetet e duhura njësive të pushtetit vendor që të arrijnë tek një vlerë që pranohet nga paguesi i taksës. Mund të ketë kundërshtime. Është parashikuar që çdo qytetarë të ketë të drejtë të korrigjojë të dhënat e tij. Ai duhet të thërrasë përfaqësuesin e bashkisë dhe të thotë që vlera e shtëpisë sime nuk është kaq, sipërfaqja nuk është kaq. E drejta e korrigjimit është lënë pa afat.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lera-vendoret-te-verifikojne-banesat-ulje-30-ne-baze-te-pozicionit-te-shtepise

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS