Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Projekti "Të bëjmë detyrat e shtëpisë" nuk ka nisur zbatimin këtë fillim shkurti siç ishte parashikuar. Burime nga Ministria e Arsimit thanë për Ora News se projekti do të pilotohet në fund të muajit, ndërsa shkak i kësaj shtyrje mendohet të jetë mungesa e infrastrukturës në disa shkolla, që duhet të krijojnë kushtet ku nxënësit do të konsumojnë drekën si dhe të bëjnë detyrat.
Nisma ka gjetur përkrahjen e prindërve, të cilët deri në zbatimin e saj u pargatisin fëmijëve bukën me vete.
Thonë se në këtë mënyrë janë më të sigurtë dhe të qetë për atë çfarë fëmijët konsumojnë dhe i mbajnë larg produkteve që tregtohen nga shitësit ambulantë.
Por ka edhe nga ata prindër të cilët shprehen skeptikë dhe thonë se edhe pas zbatimit të projektit do të bëjnë detyrat e shtëpisë përsëri dhe do t'ua përgatisin fëmijëve bukën me vete.
Por zgjidhja për bukën me vete, duket se funksionon vetëm për më të vegjlit. Nxënësit më të mëdhenj në moshë, preferojnë të blejnë produkte te shitësit ambulantë që operojnë jashtë kangjellave të shkollave.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shtyhet-projekti-te-bejme-detyrat-e-shtepise-do-te-nise-ne-fund-te-muajit-shkurt