Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Krahas motit të keq, dy familjeve në fshatin Qerret të njësisë administrative Labinot Mal në Elbasan u ka ndodhur një tjetër fatkeqësi.
Zjarri ka përpirë dy banesa duke shkrumbuar gjithçka.Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar.
Një banore e zonës që ka dërguar fotot dhe videot për Ora News, tregon se famtirësisht ngjarja nuk la pas viktima dhe të lënduar por familjet kanë mbetur në qiellë të hapur.
Madje ajo tregon se në momentin e ngjarjes mezi kanë shpëtuar nga flakët një foshnje tre muajshe.
Zjarrëfikëset edhe pse u lajmëruan nuk kanë mundur të vinë në ndihmë për shkak të borës.
10 anëtarët e familjes së Skënder dhe Astrit Çekos kërkojnë ndihmë pasi kanë mbetur në qiell të hapur mes të ftohtit. Mes tyre, 5 janë fëmijë. Ata janë sistemuar përkohësisht tek të afërmit e tyre.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zjarri-u-djeg-banesat-10-anetare-te-dy-familjeve-ne-qiell-te-hapur-ne-mes-te-bores