Report TV - Thumanë,digjet banesa,familja me 6 anëtarë në qiell të hapur

Report TV 2017-07-04

Views 0

Digjet një banesë në Thumanë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 ku banesa e shtetasit Jonild Muçi është djegur totalisht, fatmirësisht pa viktima në njerëz.

Pavarësisht mbërritjes së zjarrfikëseve nga banesa nuk ka mundur të shpëtohet asgjë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Në moment e rënies së zjarrit familja 6 anëtarëshe Muçi ka qenë në gjumë, por kanë arritur që të dalin në kohë.

Kryefamiljari Jonild Muçi apelon për ndihmë pasi ai është i pa punë dhe nuk ka as bukë të hajë dhe jo të ndërtojë shtëpi të re.

Djegia e shtëpisë ka lënë në qiell të hapur familjen Muçi, pasi në banesë është shkrumbuar çdo gjë.

Share This Video


Download

  
Report form