Një familje nga fshati Kuqan i Elbasanit i është djegur banesa para pak ditësh.
Ata dërgojnë në rubrikën "kallëzo" në tvklan.al foto nga ajo çfarë ka mbetur pas zjarrit.
Sipas tyre, zjarri ka rënë nga një shkëndijë elektrike dhe apelojnë për ndihmë.
"Jemi një familje nga Kuqani i Elbasanit me datë 26 korrik na është djegur banesa e gjashtë anëtarëve nga shkëndija elektrike që ka rënë në orën 2 të mesnatës. Nuk ka shpëtuar asgjë vetëm një dhomë, ç`bie jashtë bie brenda, kemi bërë kërkesë dhe as një ndihmë nuk na kanë sjellë, ju lutem na ndihmoni jemi në qiell të hapur"