Kontrabanda e naftës “virgine”, dënohet me 10 vjet biznesmeni Adrian Xhillari

Report TV 2018-05-12

Views 6

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 10 vite burg biznesmenin Adrian Xhillari i akuzuar për skandalin e naftës bruto. Po me vendim të Gjykatës Penale janë lënë të lirë Lule Njebza, ish-zv/drejtore e Doganave si dhe për Mirarbër Teneqexhin, ish-drejtor i doganës së Tiranës.

Vendimi për Xhillarin u dha në mungesë pasi ai është i arrestuar në Gjermani që prej datës 1 shkurt, pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare 2 vite më parë. Prokuroria e Tiranës kërkoi në shkurt të këtij viti 23 vite burg për tre të pandehurit. Përkatësisht, akuza kërkoi 15 vite burg për biznesmenin si dhe 10 heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 10 vite.

Pesë vite burg është kërkuar për ish zv.drejtoreshën e Doganave Lule Njebza me akuzën e shpërdorimit të detyrës si dhe 5 vite heqjen e të drejtës për ushtrimin e funksioneve publike. Si dhe tre vite burg për Mirarbër Teneqexhiun për veprën penale të ?Shpërdorimit të Detyrës?.

Share This Video


Download

  
Report form