Kompania e britanike e asistencës në dogana, Crown Agents në mbyllje të kontratës së bashkëpunimit me Shqipërinë ka bërë publike disa fakte mbi mënyrën se si bëhet kontrabanda e mallrave të akcizës në Shqipëri, sidomos naftës.
Kontrabanda me naftën e importit
Ekspertët e Crown Agents vitin që shkoi kryen një kontroll mbi veprimtarinë e flotës së anijeve shqiptare të peshkimit nga ku rezultoi se këto anije përdoreshin për importimin e sasive të mëdha të karburantit ?duty free? të ardhur nga portet e Italisë, Malit të Zi dhe Greqisë.
Të dhënat e marra nga Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe Sarandës treguan që në periudhën 1 janar ? 12 mars 2015, kishin hyrë rreth 2 milionë litra karburant ?duty free?, ku çmimi i blerjes së karburantit ishte shumë herë më i ulët se sa ai i marrë prej burimeve të ligjshme shqiptare.