Kontrabanda e naftës, Dogana e "Berishës" e dinte prej 2 vitesh

Report TV 2015-08-21

Views 3

Administrata doganore e qeverisë Berisha kishte dijeni për kontrabandën e naftës por nuk është ndërmarrë asnjë veprim për ndalimin e saj dhe dërgimin e rasteve për hetim në Prokurorinë e Përgjithshme. Detaji u zbulua nga Drejtoresha e re e Doganave Elisa Spiropali e cila sot në mesditë ishte në Prokurorinë e Përgjithshme për të zhvilluar një takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla. Spiropali sqaroi për gazetarët se në takimin me Kryeprokurorin ishte folur edhe për dosjen e kontrabandës së naftës nga kompania "Ada Petrol" në pronësi të kompanisë së Tonin Uldedaj, vëllait të ish-deputetit të PD-së në Shkodër, Gjok Uldedaj. Dëmi i shkaktuar shtetit kapte vlerën e 4 milionë dollarëve.

Share This Video


Download

  
Report form