Ora News - Replikat ne Kuvend, Rama: PD po biodegradohet. Basha: Llapaqen batutash

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe seancën e sotme kanë vijuar replikat me një gjuhë jo diplomatike mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Debati nisi lidhur me tarifat që janë caktuar për Rrugën e Kombit. Kryeministri e quajti të vetmen formulë për mirëmbajtjen e rrugës ndërkohë që PD Basha e akuzon se po varfëron gjithnjë e më shumë popullin. Basha tha se Rama po i takson dyfish shqiptarët, duke i marrë edhe taksën e qarkullimit edhe taksën për rrugën.

Rama e quajti PD një forcë e biodegradueshme, në replikë Basha i tha se ishte një llapaqen batutash.

Pjese nga replikat

Edi Rama: ?Në një vend që ska plehra, ndërtime pa leje , që s?ka shëmti juve nuk keni komoditet, nuk keni rehat, jeni si nëpër gjemba. Dhe prandaj çdo investim që bëhet për të pastruar Shqipërinë, për të grumbulluar mbetjet, për të përpunuar mbetjet, për të fernuar ndërtimet pa leje për të mirëmbajtur rrugët, për të luftuar shëmtinë në tërësi, për ju është krim.

Unë e kuptoj edhe pse nuk shoh asgjë kriminale që ju dilni nga kjo fazë e kuptimit të peisazhit të vendit ku jetoni, që është një fazë barbarie, dhe të futeni ne fazën e qytetërimit ku ne të gjithë jetojmë .

Ju jetoni fizikisht, por jo mendërisht, shpirtërisht në këtë qytetërim kurse ne jetojmë medësisht edhe shpirtërisht. Prandaj ju keni agrisivitet kur një gropë zëvëndësohet me një pllakë, prandaj jeni agresivë kur një kanal i mbushur me plehra kur vjen nga aeroporti në Tiranë mbillet me pemë, prandaj ju jeni kthyer në armiq të bimësisë dhe jeni kthyer në armiq të betuar të pastërtisë. Kjo është plotësisht e kuptueshme dhe për këtë arsye jeni kthyer në një forcë e biodegradueshme dhe prandaj po biodegradoni ditë pas dite në incernatorin e elektoratit shiptar dhe prandaj zgjedhjet e ardhme do të jenë një tjetër fazë e biodegradimit tuaj.?

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-rames-llapaqen-i-batutave-i-merr-shqiptareve-240-leke-takse-qarkullimi

Share This Video


Download

  
Report form