Ora News – Fushata përmbyllëse e PD në Dibër, Basha: Rama varrosi Rrugën e Arbrit

Ora News Lajme 2016-09-27

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike mbylli fushatën për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Dibrës. Pjesë e mitingut përmbyllës u bën me fjalimet e tyre aleatët opozitarë por dhe disa prej ish-socialistëve të zhgënjyer që iu bashkuan 3 ditë më parë Partisë Demokratike.
Për socialistët foli dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili u kërkoi atyre të mos bëhen palë me krimin por të zgjedhin alternativën e duhur për të ardhmen e Dibrës përdhe për të ardhmen e Shqipërisë.
Rama sipas kreut të opozitës ka harruar veriorët ka harruar Dibrën dhe gjithë Shqipërinë dhe mendon vetëm për klientelën e tij. Sot tha ai, kryeministri erdhi serish me mashtrimin për rrugën e arbrit, ndërsa qytetarëve dibranë u premtoi se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet ky projekt madhor do të jetë realitet.
Basha: Ju premtoj se së bashku, të bashkuar siç jemi sot, edhe më shumë do të fitojmë zgjedhjet e vitit që vjen dhe së bashku do të zgjidhim problemet më të mëdha që ju keni. Izolimin për shkak të infrastrukturës, papunësinë për shkak të mungesës së çdo lloj mbështetje për ju dhe bujqësinë në veçanti. Ju jap fjalën se atë që bashkë nisëm, do ta përfundojmë me ndihmën e Zotit dhe të dibranëve, rrugën e Arbrit.
Dibra sipas kryetarit të opozitës ka problem të mëdha dhe i duhen njerëz që kanë vullnet dhe dije për t?i zgjidhur, alternativa sipas tij është Sherefedin Shehu.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fushata-permbyllese-e-pd-ne-diber-noka-po-vjen-vala-e-ndryshimit/

Share This Video


Download

  
Report form