Ai njihet ndryshe si kantautori korçar i serenatave të dashurisë. Bëhet fjalë për Mihallaq Andrean i cili është autor i qindra këngëve serenatave që i ka përcjellë ato me zërin e tij të ngrohtë.
Me një krijmtari të pasur, ai ka ditur si të trokasë në zemrat e të gjithëve. Andrea ishte sot i ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan nga ku përveç anës profesionale rrëfeu edhe një nga momentet më të vështira që ka kaluar në jetë dhe njohjen me bashkëshorten e tij.
?Me bashkëshorten jemi njohur në një rreth shoqëror, rreth 10 vite pas operacionit. Unë kam dy fëmijë dhe familje të mrekullueshme?, tha Andrea.