Julian Deda ishte sot në studion e ?Rudina?, në nga ku foli edhe për familjen.
Aktori tha se fëmijët e tij janë një ?tritol? i vërtetë në shtëpi dhe se bashkë me të bëhen tre dhe ?bashkëshortja ime po çmendet? tha Deda me humor.
?Me bashkëshorten time Armanda jemi njohur në Shkodër dhe këtë vit bëjmë 20 vjet që jemi njohur. Profesioni i saj nuk ka lidhje me artin, ajo punon biologe. Ne jemi njohur që 17 vjeç, kemi që në 2005-ën të martuar dhe kemi dy fëmijë, Reina dhe Mateo. Në shtëpinë tonë është katastrofë, vetëm zhurmë ka, fëmijët më shohin si babi gallata. Por unë kam edhe pjesën autoritare dhe dua që ata të sillen mirë me mësuesit dhe shokët. Me detyrat e shtëpisë nuk merrem unë, merret Armanda. Ata janë fëmijë tritol në shtëpi dhe bashkë me mua bëhen tre dhe bashkëshortja po çmendet. Për momentin nuk kemi një plan për fëmijë të tretë, por nuk i dihet?, tha Deda.