Rudina/ Mihallaq Andrea flet per momentin me te veshtire ne jete (28.03.2018)

RTV KLAN 2018-05-12

Views 1

Ai njihet ndryshe si kantautori korçar i serenatave të dashurisë. Bëhet fjalë për Mihallaq Andrean i cili është autor i qindra këngëve serenatave që i ka përcjellë ato me zërin e tij të ngrohtë.
Me një krijmtari të pasur, ai ka ditur si të trokasë në zemrat e të gjithëve. Andrea ishte sot i ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan nga ku përveç anës profesionale rrëfeu edhe një nga momentet më të vështira që ka kaluar në jetë.
?Në 1974 mua mu ndalua çdo aktivitet artistik mua mu ndalua çdo aktivitet artistik. Ishte një goditje shumë e madhe për mua, pata goxha shqetësime. Në 1978 më filluan dhimbjet e këmbëve, bëra një vizitë këtu në spitalin e tiranës dhe e para gjë që më ka thë doktoresha ka qenë: ?e ke nga stresi. Kjo sëmundje mund të ishte kuruar jashtë vendit, më përgatitën por u ndërpre më pas. Unë kam hyrë në operacion i pavetëdijshëm dhe kur kam dalë kam mësuar që nuk i kisha këmbët. Atje më ka ardhur doktoresha dhe më ka thënë: Duhet të jetosh.
Pastaj jeta mori vrullin e saj, unë kam folur me veten dhe i thash duhet të jetosh. Dhe kam jetuar dhe jam i kënaqur që kam jetuar?, tha Andrea.

Share This Video


Download

  
Report form