http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse udhëton nga Elbasani në drejtim të Gjinarit, duhet të bësh kujdes për shkak të rrëshqitjeve masive në këtë aks.Këtë herë shembja është shënuar në afërsi të fshatit Shelcan, duke e bërë të rrezikshëm për qarkullimin.Drejtori i emergjencave civile në Elbasan, Mustafa Arapi thotë se për shkak të dëmtimit të trasesë së rrugës në këtë segment, rrezikohet jeta e drejtuesve të automjeteve dhe pasagjerëve.Arapi kërkon që të ndalohet qarkullimi nga Shelcani drejt Gjinarit dhe të shfrytëzohet baypass i ndërtuar.Rruga e dëmtuar është më një gjatësi prej 1 kilometri dhe rrëshqitjet pengojnë lëvizjen e qindra banoreve. Rruga Elbasan-Gjinar është një nga me problematiket, e cila u bë shkak edhe për arrestimet e krerëve të Autoritetit të Rrugëve në Shqipëri nen akuzën e abuzimit me tenderat.