http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro ka thënë se ka nusur puna për eleminimin e rrëshqitjes së ndodhur në segmentin që lidh tunelin e Kërrabës me Elbasanin.Sipas kontratës së lidhur me kompaninë e cila do të kryejë punimet, ndërhyrja do të zgjasë për një periudhë prej 4 muajsh.?Sot fillojmë rehabilitimin e rrëshqitjes këtu në Mamel. Ka kaluar kohë derisa buxheti u bë efektiv dhe sa u kryen të gjitha procedurat nga përgatitja e projektit deri në lidhjen e kontratës. Kemi një kontratë të lidhur me kompaninë dhe ka filluar puna. Është një rrëshqitje e cila sjell goxha problematikë në trafik. Në bashkëpunim me Policinë Rrugore do të bëhet menaxhimi i trafikut, për një periudhë prej 4 muajsh, e mjaftueshme për të kryer gjithë këtë stabilizim të rrëshqitjes?.