Ora News - Debati për LGBT në shkolla, nxënësit: Diskutuam mbi homofobinë dhe dhunën

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjimnazisët që morën pjesë ne orën e hapur me komunitetin LGBT, thanë se kanë njohur historikun e tyre përmes një dokumentari dhe se kanë marrë pjesë në diskutimet ndaj homofobisë. Për debatin publik tashmë të nxehtë, nxënësit mendojnë se orë të tilla duhet të zhvillohen në shkolla dhe kjo nuk është as nxitje dhe as model për orientimin seksual, por një përpjekje për të kuptuar këtë komunitet.

Shkolla "Petro Nini Luarasi" është një ndër gjimnazet ku u zhvillua ora e hapur për komunitetin LGBT dhe elementët e dhunës dhe homofobisë, çështje e cila tashmë ka ndezur një debat publik.

Juna, Vjosi, Odri kanë qenë pjesë e orës së hapur mësimore të zhvilluar në këtë gjimnaz në 5 dhjetor të 2017.

Ata thonë se nuk ka asnjë arsye të ketë një debat të tillë për shkollat, por diskutimi publik duhet të jetë tek pranimi i këtij komuniteti tek familjet ose shoqëria.

Vjosi Ferzaj: "Dokumentari përmbante njëfarë shpjegimi sesi secili prej tyre e kishte përballuar të qenurit të tyre si anëtar i këtij komuniteti, si ata ishin pranuar nga familja, diskriminimet që kanë pasur, dhuna e ushtruar në institucione të ndryshme arsimore. Aktivitetin nuk e pashë si reklamë, thjesht si një kërkesë e tyre për të drejtën që të mos diskriminohen nga shoqëria".

"Personalisht i kam pranuar gjithmonë por e shoh tek pjesa e popullsisë shqiptare që në masë janë shumë po shumë të diskriminuar kjo pjesë e komunitetit".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/debati-lgbt-ne-shkolla-nxenesit-diskutuam-mbi-homofobine-dhe-dhunen

Share This Video


Download

  
Report form