Ora News - Debati për LGBT, Ylli Manjani: Respekt për këdo që do të bëjë seks, por jo në shkolla

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Avokati Ylli Manjani, i cili u përmend sot nga ambasadori amerikan Donald Lu si nxitës i debatit për komunitetin LGBT ka deklaruar se ky nuk është shqetësimi kyresor për Shqipërinë. Në një lidhje direkte për emisionin e lajmeve me gazetaren Ilva Tare, Manjani tha se ajo që duhet të përgjigjet ambasadori është debati që është hapur në Amerikë për përfshirjen në një reformë që ka dorëzuar sistemin e drejtësisë tek qeveria.

Pjesë nga intervista

Ylli Manjani: Së pari unë nuk kam asnjë shqetësim me LGBT, jo vetëm me ata, por me asnjëri sa herë ka dëshirë të bëjë seks me kë të dojë dhe ku të dojë, është çështje krejtësisht private dhe nuk është çështja ime kjo. Ky ka qenë reagimi im. Aq më pak kam interes të di kush janë donatorët që i mbështesin këto lloj diskutimesh. Në Shqipëri jetohen me para donatorësh dhe unë nuk kam ndërmend të furnizoj askënd me lajme që të hiqet si viktimë apo të bëjë çfarë të dojë. Aq më pak kur në këtë debat futen dhe ambasadorët.

Unë prisja nga ambasadori amerikan të kishte një përgjigje për debatin që është çelur në Amerikë për çështjen e reformës në drejtësi në Shqipëri, kontributi i drejtpërdrejtë i zotit ambasador, me akuza të ardhura nga Amerika jo nga ne, për përfshirjen në një reformë që ka dorëzuar sistemin e drejtësisë tek qeveria, Kjo është tema e ditës dhe jo LGBT.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/debati-lgbt-ylli-manjani-respekt-kedo-qe-do-te-beje-seks-por-jo-ne-shkolla

Share This Video


Download

  
Report form