Debati mbi përgjimet: Tahiri, Ajazi, Llalla dhe Çako para Komisionit të Sigurisë- Ora News

Ora News Lajme 2016-05-16

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm, kreu i Shërbimit Informativ, Prokurori i Përgjithshëm dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, nga e marta do të raportojnë para Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare mbi pretendimet e ngritura publikisht se Policia e Shtetit disponon një paisje të cilën e ka përdorur për përgjime të jashtëligjshme të politikanëve, biznesmenëve dhe gazetarëve. Vendimi është marrë pas debateve të shumta mes demokratëve dhe socialistëve, të cilët PO-në përfundimtare e dhanë jashtë dyerve të Komisionit të Sigurisë, pavarësisht se palët bien dakord se nëqoftëse çështja rezulton e vërtetë kemi të bëjmë me një skandal të rëndë.
Debati mbi përgjimet dhe mundësinë e ekzistencës se një pajisje të tillë në policinë e shtetit ka mbërthyer në diskutime dhe debate Komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare.
Opozita e ka cilësuar si skandal historik duke u shprehur e bindur se policia e shtetit ka përgjuar opozitën, gazetarë dhe biznesmenë, ndaj ka kërkuar një hetim të thelle të çështjes dhe thirrjen krerëve të institucioneve që kanë dijeni për çështjen të raportojnë para Komisionit.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/pergjimet...

Share This Video


Download

  
Report form