Report TV - Debati për përgjimet, zyrtarët raportim te komisioni Sigurisë

Report TV 2016-05-17

Views 0

Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka votouar sot kërkesën e demokratëve, të cilët një ditë më parë kërkuan që Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, Kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako, kryeprokurori Adriatik Llalla dhe kreu i SHISH Visho Ajazi Lika të raportojnë në komision mbi pajisjes e përgjimit, e cila është kthyer në kryefjalë të këtyre ditëve.

Tahiri, Çako, Llalla dhe Ajazi pritet të raportojnë nësër në një seancë dëgjimore mbi pajisjen e përgjimit, për të cilën PD thotë se ndodhet në Policinë e Shtetit.

Debate janë zhvilluar mbi faktin nëse i duhet çuar kërkesë kryeprokurorit Llala pasi sipas maxhorancës, prokurorin nuk e lejon ligji të flasë në komision për çështje të veçanta.

Drejtuesi i komisionit Flamur Noka u shpreh gjatë mbledhjes se pajisja e përgjimit është e paligjshme dhe cënon sigurinë kombëtare. Sipas tij pajisja të përgjon me telefon fikur dhe kushton 800 mijë euro.

Ndërkohë deputeti i LSI-së Luan Rama ka mbatjur të njëjtim qëndrim, duke deklaruar se është dakort që kreu i SHISH të thirret në një seancë dëgjimore.

Rama ka kërkuar që policia të respektojë kuadrin ligjor, pasi ka mospërputhje mes deklaratave të ministrit Tahiri dhe Presidentit. Po ashtu ai ka thënë se implikimi i Interforcës do të ishte një shkelje e rëndë.

Në mbledhjen e djeshme të Komisionit, deputetët e maxhorancës nuk ranë dakort me kërkesën e demokratëve, pasi thirrja e Tahirit, Çakos, Llallës dhe Ajazit në komision duhet të bëhej sipas procedurave, duke u hedhur në votim.

Share This Video


Download

  
Report form