Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në ditën e tretë të vizitës në Uashington, ministri i brendshëm fatmir Xhafaj u prit në Departmentin e Shtetit nga Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe përgjegjës për Narkotikët dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit, James A. Walsh. në qendër të diskutimeve ishte vettingu në polici por dhe reforma në drejtësi. nga ana e tij Xhafaj ka theksuar se Reforma ka filluar tashmë të japë rezultatet e para në kuadrin e procesit të Vetting-ut. por sipas tij sfidë mbetet krijimi i organeve të reja të parashikuara nga kjo reformë.
Në këtë kuadër, ai theksoi "se është shumë e domosdoshme që mbështetja dhe asistenca e SHBA të vazhdojë të jetë prezente, veçanërisht përgjatë kësaj faze delikate të procesit."
Gjatë diskutimeve ai e njohu ndihmës sekretarin e shtetit me punën e nisur në funksion të reformimit të hetimit në Policinë e Shtetit, Planin e Veprimit të miratuar nga qeveria për operacionin ?Forca e Ligjit?, Vetting-un në Polici, luftën kundër kultivimit të kanabisit, Policimin në Komunitet, prioritete madhore këto për Ministrinë e Brendshme.
"Në këtë kontekst, ministri Xhafaj kërkoi që asistenca amerikane në vijim të zgjerohet dhe njëherësh të orientohet edhe më mirë drejt realizimit të prioriteteteve të mësipërme" thuhet në njoftimin për shtyp.
Në deklaratën për mediat bëhet e ditur se Z.Walsh vlerësoi shumë pozitivisht progresin e bërë në procesin e reformave në Shqipëri, angazhimin e fortë të qeverisë aktuale duke theksuar se angazhimi i SHBA nuk ka ndryshuar dhe do të vazhdojë të jetë intensiv edhe në të ardhmen.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/xhafaj-ne-washington-e-domosdoshme-te-jete-prezente-mbeshtetja-dhe-asistenca-e-shba