Report TV - Klosi në Vlorë: 50 mijë rrënjë ullinj për banorët

Report TV 2018-05-12

Views 1

Në kuadër të aksionit për mbjelljen e pemëve në të gjithë Shqipërinë, ministri Klosi ishte në Vlorë ku shpërndau 50 mijë rrënjë ullinj banorëve të zonave.
Klosi shoqërohej nga Kryebashkiaku Dritan Leli dhe Prefekti Flamur Mamaj, ndërsa vuri theksin tek pyllëzimi i sipërfaqeve të dëmtuara.
Kjo nismë është ndërmarrë për të rikthyer në identitet ato zona me të cilat është abuzuar për vite me radhë.
Nga Vlora Klosi theksoi: ?Në Vlorë ka nisur projekti ,?Për një qytet të pyllëzuar?. Mbjellja e pemëve ka nisur në kodrën e Jallisë së Nartës, një zonë e cila ka pësuar problem të shumta?. Ndërsa Dritan Leli dhe Flamur Mamaj thanë se kjo iniciativë do të shtrihet në të gjithë qytetin, ndërsa gjithsej pritet të mbillen 15 mijë pemë.

Share This Video


Download

  
Report form