Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy mijë rrënjë ullinj ka vendosur t?ju shpërndajë Bashkia e Tiranës familjeve që jetojnë pranë liqenit të Farkës.
Lajmin banorëve ua tha vetë kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, i cili iu bashkua aksionit të radhës për mbjelljen e fidanëve të rinj në Parkun e Farkës.
Veliaj: ?Po i dhurojmë komunitetit dy mijë pemë ullinj, që do të thotë se respektojmë pronën e tyre, por po u japim edhe pemët që secili prej tyre të gjelbërojë pjesën kufitare të pronës me Liqenin e Farkës. Kështu kemi edhe një lloj bashkëpunimi, ku pjesa nga shëtitorja deri në liqen investohet nga bashkia, kurse nga shëtitorja e lart mbjellja e rrënjëve të ullirit u mbetet qytetarëve?.
Kryebashkiaku nënvizoi se në këto 25 vjet kemi humbur shumë kohë me përçarje, dhe se tani është momenti për të punuar.
Veliaj: ?Jemi sot në një situatë ku do na duhet të marrim disa vendime për vlerat tona si shqiptarë. Do mbjellim më shumë pemë apo do mbjellim më shumë sherre dhe përçarje? Mendoj se kemi humbur shumë kohë në këto 25 vjet duke u përçarë, duke mbjellë urrejtje, duke mbjellë sherr dhe tymnajë; ka ardhur koha të mbjellim më shumë pemë, që të punojmë më fort?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dymije-rrenje-ullinj-per-banoret-prane-zones-se-parkut-te-farkes/