http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Teksa mori pjesë në aksionin për mbjelljen e dy mije fidanëve të rinj në Parkun e Farkës, kryetari i bashkisë Erion Veliaj tha se këto 25 vjet është humbur shumë kohë me përçarje dhe se tashmë është momenti për të punuar. ?Po i dhurojmë komunitetit dy mijë pemë ullinj, që do të thotë se respektojmë pronën e tyre, por po u japim edhe pemët që secili prej tyre të gjelbërojë pjesën kufitare të pronës me Liqenin e Farkës. Kështu kemi edhe një lloj bashkëpunimi, ku pjesa nga shëtitorja deri në liqen investohet nga bashkia, kurse nga shëtitorja e lart mbjellja e rrënjëve të ullirit u mbetet qytetarëve. Më vjen mirë që Parku i Farkës po merr gjithmonë e më shumë jetë. Jam entuziast që edhe me aktivitetet që do të organizojmë këtu, zona fiton një tjetër status. Jemi sot në një situatë ku do na duhet të marrim disa vendime për vlerat tona si shqiptarë. Do mbjellim më shumë pemë apo do mbjellim më shumë sherre dhe përçarje? Mendoj se kemi humbur shumë kohë në këto 25 vjet duke u përçarë, duke mbjellë urrejtje, duke mbjellë sherr dhe tymnajë; ka ardhur koha të mbjellim më shumë pemë, që të punojmë më fort. Motoja e Bashkisë së Tiranës është puna sepse besoj se vetëm puna na nxjerr në dritë dhe puna na çon përpara.? Kryebashkiaku tha se shumë do të fillojë puna për zbatimin e projektit të Pyllit Orbital për të rritur hapësirat e gjelbërta në kryeqytet. ?Do të shfrytëzojmë me punë edhe javët e fundit që na kanë mbetur të marsit dhe të prillit, ku mund të bëjmë mbjellje, pastaj për të rikuperuar pjesën e verës dhe vjeshtës, ku do të vazhdojmë me procesin e Pyllit Orbital.? Veliaj premtoi se do të vijojë puna për përmirësimin e transportit publik, si dhe për ndërtimin e dy unazave të reja.