http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
4 mijë rrënjë kanabis-sativa janë asgjësuar ne orët e para te se martës ne disa operacione në Shkodër, Vlorë e Skrapar. Ne Malësinë e Shkodrës forcat e policisë zbuluan 10 parcela me 1040 rrënjë. Burime lokale bëjnë me dije se bima narkotike kishte arritur lartësinë 175 centimetra. Veprimet e uniformave blu u përqendruan në fshatrat Vilë dhe Arrë, në vendet e quajtura ?Kodra e Kronit? dhe ?Lugina e Vilës?. Në rrethin e Pukës u asgjësuan rreth 2200 rrënjë. Kanabisi ishte e mbjellë në 13 parcela të hapura në një zonë të pyllëzuar në vendin e quajtur Trushtë. Në Vlorë u gjetën 541 rrënjë në vendin e quajtur Përroi Rustame në fshatin Sevaster, të ndara në tri parcela të ndryshme. Ato u asgjësuan me anë të djegies. Ndërkohë, në Skrapar policia zbuloi 543 bimë të mbjella në pyllin e Gradecit lartësia e te cilave varionte nga 50 deri në 135 centimetra.