http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aventura e një 15 vjeçari ne fshatin Komsi të Matit, për të bërë xhiro me makinën e babait përfundoi tragjikisht me dy të vdekur dhe një të plagosur.
Sipas policisë, adoleshenti e ka marrë fshehurazi automjetin dhe ka përfituar nga mungesa e policisë në atë zonë.
Disa orë pas ngjarjes 15 vjecari i shoqëruar nga babi i tij u dorëzua në polici, duke pranuar aksidentin.
Përplasja fatale ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, ku makina tip opel e drejtuar nga i mituri goditi një motoçikletë, e cila më pas u përplas me dy kalimtarë.
Për pasojë humbën jetën Alfred Balla 35 vjeç dhe Gentian Hani 29 vjeç, ndërsa një 17 vjeçar mbeti i plagosur.
Adoleshenti i lënduar ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.