Dorëzohet “pasuria” e Reuf Ficos - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mijëra dorëshkrime të ruajtura me kujdes nga Reuf Fico, e më pas nga familjarët e tij i janë dhuruar sot Arkivit Qendror të Shtetit. Ka qenë mbesa e politikanit e diplomatit të njohur që ka plotësuar këtë amanet të gjyshërve të saj.



Mendohet se dokumentet e dhuruara mes të cilave ka letërkëmbime, gazeta, certifikata, fotografi, kontrata e karta postare që i përkisnin Reuf Ficos do t?i vijnë në ndihmë studiuesve dhe shumë shpejt do të jenë publike për të interesuarit.



Reuf Fico, njihet si diplomati që luajti një rol të rëndësishëm që në qeverinë e Ismail Qemalit, fillimisht si këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Më pas, rreth viteve 1929-1931 Fico u emërua Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë për të marrë më pas detyrat si ambasador në Jugosllavi e Greqi, e në fund të viteve ?30 shërbeu si diplomat në Gjermani.

Share This Video


Download

  
Report form